Princi William zbulon : “Kate ka flokë të tmerrshëm”
Gjatë ditës së mërkurë Princi William vizitoi qendrën Centre Point, duke takuar personat perreth , përse jo edhe për t`i këshilluar. Gjatë kësaj kohe ai gjeti rastin që të bisedonte me një vajzë të quajtur Angel , endrra e të cilës ishte të bëhej një parukiere profesioniste. Princi William tha se aftësitë e saj të vërteta do të viheshin re , kur të rregullonte flokët e bashkëshortes së tij Kate Middleton.
Dukesha e Kembrixhit, është e famshme për lukun e saj , sidomos modelet fine që përzgjedh për flokët, por William pohoi se Kate ka flokë të tmerrshëm, shumë të vështirë për tu krehur dhe stiluar. Kjo bisedë e shkurtër, por me hollësi të paditura për ne , u bë publike me anë të një foto që Centre Point postoi në twitter ku shkroi :”Angel po trajnohet që të bëhet një pariukiere. Princi William i tha se fillimisht ajo duhet të provojë të rregullojë flokët e tmerrshëm të Kate.”
Add new comment