Ciara ndahet përsëri nga Future. Ja si po e përballon këngëtarja
Future është një problem më pak për Ciarën (për here të dytë). Këngëtarja i ka dhënë përsëri fund me rreperin, dhe duket se nuk po e vuan aspak këtë gjë. Kështu është shfaqur Ciara në aeroport, me djalin e saj në krahë, e buzëqeshur dhe moskokëcarëse. Është kontaktuar përfaqësuesi i saj por ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Megjithatë burimet pranë Ciarës, janë treguar të gatshëm të tregojnë për mediat gjithca që dinë rreth ndarjes së dytë.
Një nga informatorët pohon :”Ata u përpoqën ta bënin marrëdhenien e tyre të funksiononte por nuk e arriten. Ciara nuk mund të harrojë ato që kanë ndodhur, tradhëtinë e Future. Fokusi i saj kryesor është djali dhe pjesën e mbetur të kohës e kalon pranë miqve.” Kujtojmë se këngëtarja ka fshirë tatuazhin që kishte në gishtin e unazës. Atje ndodhej shkronja ‘N’ ,shkronja e parë e emrit të vertetë të rreperit Nayvadius.
Add new comment