Martohet Sir Elton John. Keto janë disa momente nga dasma e tij

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 11:12

Mëngjesin e të djelës, Sir Elton John dhe David Furnish ishin zyrtarisht të martuar, pas një marrëdhënie nëntë vjecare. Ata kurorëzuan lidhjen e  tyre prej thuajse një dekade, përpara familjarëve, miqve, disa personave të njohur dhe sigurisht përpara dy djemve të tyre Zachary dhe Elijah. Elton John dhe David u treguan të gatshëm që të ndanin me botën lumturinë që kanë ndjerë. Ata kanë postuar menjëherë disa nga fotot kryesore të dasmës që organizuan.

 

Ndër shumë momente të ceremonisë martesore, është postuar dhe një foto ku dy partnerët, shfaqen duke firmosur dokumentat përkatëse për tu martuar edhe përpara ligjit. Dhe sipas tyre në cdo ambjent që kanë frekuentuar ishin të pranishëm dy djemtë 23 muajsh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.