Iggy Azalea i dhuron të dashurit Chevrole Impala 1962

Iggy Azalea kjo këngëtare e cila ka fituar zemrat e publikut në një kohë kaq të shkurtër, tashmë është femra ideale që cdo mashkull do të dëshironte të kishte përkrahë vetes, sidosmos gjatë periudhës festive. Duke e vërtetetuar për të disatën herë zemërgjerësinë e saj, krijuesja e hitit ‘Fancy’ i dhuroi të dashurit prej thuajse një viti, Nick Young, një makinë Chevrolet Impala të vitit 1962.
24-vjecarja australiane ja dhuroi me rastin e Krishtlindjeve, por gjithçka erdhi si një surprizë për basketbollistin e NBA. Në Chevroletin ngjyrë blu, ndodhej një letër në formën e kartoline, ku Iggy bënte të ditur se kush ja dhuroi. Kjo ishte një ndër befasitë më të mëdha për Nick Young, i cili postoi menjëherë foto në rrjetet sociale, dhe thënë dhe njëherë publikisht sa i dashuruar ishte pas Iggyt.
Add new comment