Ankohen familjarët për gjoksin e Rita Orës

Postuar në 07 Janar, 2015 11:30

Intervista e rradhes e këngëtares shqipëtare Rita Ora, ishte pikërisht në studiot e stacionit të njohur televiziv BBC, në orën shtatë të mbrëmjes. Duke u përpjekur që të shfaqen të formën e saj më të mirë, me një kostum të bardhë, e dekolte të hapur të xhaketës, sikurse dhe flokët në stilin ‘Versace’, teleshikuesit janë ankuar. Sipas tyre ky është një program familjar, për me tepër transmetohet në orën shtatë të mbrëmjes, një orë kur edhe fëmijët janë zgjuar, dhe nuk ishte aspak e hijshme zgjehdja e veshjes së saj të tepruar.

 

Ankesat ishin të shumta, sidomos nga prindër që menjëherë kishin ndërruar stacion sapo panë Rita Orën, dhe gjoksin e saj ‘sheshit’. Por pa kaluar një kohë e gjatë ka reaguar dhe BBC të cilët fillimisht kërkojnë ndjesë, dhe më pas sigurojnë se nuk është faji i tyre pasi Rita nuk është konsultuar me ta, në të kundërt asgjë nga të lartpermendurat s’do të kishte ndodhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.