Tmerri i Kim Kardashian zhvendoset në shtëpinë ngjitur me të

Postuar në 11 Janar, 2015 04:03

Është cilësuar prej vitesh si tmerri i Kim Kardashin dhe ende vazhdon që ta përndjekë kjo ‘ëndërr e keqe’. Po flasim për Ray J ish partnerin e saj, madje duhet të themi personi që e bëri të famshme atë, sepse sic dihet Kim u bë emër i ditur për botën nga një video intime të publikuar. Dhe gjejeni se kush ishte në këtë video pranë Kim? Rayyy J….

 

Ky i fundit vazhdon jo vetëm që të jetë pjesë e lajmeve të përditshme që kanë të bëjnë me Kim, por tani është zhvendosur në shtëpinë ngjitur me të. Kujtojmë se Kim K dhe Ray J kanë kaluar 4 vite bashkë, deri në momentin që u ndanë dhe ai publikoi videon e tyre intime. Për vite të tëra, Ray një rreper amerikan, ka fituar miliona dhe pas thuajse pesë vitesh ende nxjerr fitime prej saj. Ndërkohë që ai i ka dedikuar një këngë Kim të quajtur ‘I Hit It First’.  Përvecse e përshkruan si një BOMBË-SEKSI, ndër të tjera Ray thotë :”Ajo mund të lëvizi nëpër rreper (i referohet Kanye West), apo basketbollistë (Kris Humphries bashkëshortit paraardhës), por të gjithë e dinë se unë e kapa i pari.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.