Disa fakte rreth trurit

Postuar në 13 Janar, 2015 12:04

- Impulset nervore nga dhe drejt trurit lëvizin me një shpejtësi prej 274 km/orë. E keni pyetur ndonjëherë vetën se si mundeni të reagoni kaq shpejt ndaj ngacmimeve rreth jush? E gjithë kjo realizohet falë super-shpejtësisë së impulseve nervore që kalojnë nga truri te pjesa tjetër e trupit dhe anasjelltas. Këto reagime janë po aq të shpejta sa një makinë luksoze sportive.
- Truri funksionon me të njëjtën sasi energjie sa një llambë 10 vat. Madje edhe kur jeni në gjumë.
- Qeliza e trurit të njeriut mund të mbajnë pesë herë më shumë informacion sesa “Encyclopedia Britannica”. Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht, por mendohet se kapaciteti i magazinimit të trurit në terma elektronikë mendohet të jetë mes 3-1000 terabajt. Arkivat Kombëtare të Britanisë, të cilat mbajnë mbi 900 vjet histori, zënë vetëm 70 terabajtë, çka tregon fuqinë mbresëlënëse të trurit tuaj.
- Truri përdor 20 për qind të oksigjenit që hyn në gjak. Truri përbën vetëm rreth 2 për qind të masës sonë trupore, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, çka e bën jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ndaj merrni frymë thellë për ta mbajtur trurin “të lumtur” e duke “notuar” në qeliza të oksigjenuara.
- Truri është shumë më aktiv gjatë natës sesa ditën. Logjikisht mund të mendoni se hallakatja, llogaritë e vështira dhe marrëdhëniet e ngarkuara çdo ditë gjatë orëve të punës duan më shumë energji se, fjala vjen, të shtrirët në krevat. Megjithatë, e kundërta është e vërtetë. Kur ju pushoni, truri “ndizet”. Shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë, por mund t’i faleni punës së palodhur të trurit tuaj gjatë gjumit, për ato ëndrrat e këndshme që shikoni.
- Sa më të lartë ta keni koeficientin e inteligjencës, aq më shumë ëndërroni. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, mos e merrni si mungesë inteligjence faktin që ndonjëherë nuk arrini t’i kujtoni ëndrrat. Shumica prej nesh nuk i mban mend, pasi kohëzgjatja mesatare e një ëndrre është 2-3 sekonda, e pamjaftueshme për t’u regjistruar në tru.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.