Ja përse Sean Penn quan ‘të çmendur’ lidhjen me femrën më të bukur në botë Charlize Theron
Pas pjesëmarrjes në mbrëmjen Gala që kishte organizuar Sean Penn, është intervistuar por nuk mund të themi se ka dhënë detaje, duke shpjeguar arsyjet. Fillimisht atij i është kërkuar me ngulm të tregojë ndonjë plan që ka për martesën me bukuroshen Charlize Theron, dhe Sean Penn refuzoi. ‘Unë nuk mund të them asgjë me zë të lartë’ shprehet 52-vjecari ‘Me të vërtetë që i urrej njerzit e tjerë që e bëjnë këtë gjë. Nuk mendoj se është e hijshme të flasësh përpara publikut për romancat.’
Ndërsa Sean Penn nuk u mendua gjatë për t`i dhënë përgjigje një tjetër pyetje, më të thjeshtë se paraardhësja. Duke ju referuar Charlize ai thotë:”Ende nuk mund të kuptoj përse. Unë dhe ajo kemi qenë miq të mire për një kohë shumë, shumë të gjatë. Papritur, ndodhi dicka.. ndodhi shpejt dhe ne duhet të jemi çmendur, kështu që jemi këtu ku jemi.”
Add new comment