Historia e tmerrshme e gruas që e përdhunoi bashkëshorti në gjumë për më shumë se 300 herë duke e xhiruar

Postuar në 15 Janar, 2015 06:49

Një grua ka folur për tmerrin që ka përjetuar kur zbuloi se bashkëshorti i saj, personi që supozohej të kalonte jetën me të e t’i qëndronte pranë në të mire e në të keq, e ka përdhunuar për më shumë se 300 herë gjatë kohës kur ajo po flinte, dhe jo vetëm. Këto abuzime fizike ai i ka xhiruar, për t`i ruajtur më pas në kompjuterin e tij. Sarah Tetly pohon se kaloi në gjendje depresive kur pa se si ishte realiteti i trishtueshëm përreth saj.

 

HISTORIA E ÇIFTIT

26-vjeçarja mendoi se kishte marrëdhënien perfekte, ate historinë që lexojmë shpesh në përralla, në momentin që takoi Charlie Tetly në një club nate, kur ishte vetëm 18-vjeç. Pavarësisht se ai ishte 8 vite më i madh se ajo, ata nisën një romance. Në 2009 ata krijuan një familje, sepse Sarah mësoi lajmin e gëzueshëm që do të bëhej nënë, e së shpejti do të mirëpriste në botë së bashku me bashkëshortin, vajzën e tyre e cila tani është katër vjeç. Por me kalimin e kohës sjellja e Charlit ndryshoi, ai u bë cdo ditë e më shumë ‘kontrrolluesi’ i saj, madje arriti në atë pikë saqë t`i tregonte Sarah se ku të qëndronte e ku jo, apo si të sillej me vajzën e tyre.

 

Pavarësisht reagimeve aspak të hijshme të të dashurit të saj, Sarah i tha ‘PO’, propozimit të tij për martesë, me shpresë se gjithçka do të ndryshonte kur ata të ishin burrë e grua. Kështu që në 2011 ata kurorëzuan dashurinë e tyre pranë miqve dhe familjarëve, në një kishë pranë vendit ku banonin. Por përsëri fati i mirë dhe dashuria që Charlie kishte ndjerë dikur ndaj saj nuk ishte në krahun e Sarah (ai sa vinte dhe distancohej më shumë prej nënës së vajzës së tij.)

Gjërat u bënë edhe më të tensionuara kur ai ndalonte bashkëshorten që të përdorte kompjuterin e tij. Pas gjithë këtyre reagimeve aspak normale, Sarah mendonte se Charlie kishte një tjetër, dhe e tradhëtonte, por e vërteta ishte edhe më keq. Ai e përdhunonte bashkëshorten gjatë gjithë mbrëmjes dhe këto momente i kishte rregjistruar, bëhet fjalë për më shumë se 300 video që ndodheshin në kompjuterin e Charliet. Dhe më e keqja , shpesh ai përdorte sende të shtëpisë, për të ngacmuar seksualisht Sarah. Kjo e fundit zbuloi gjithçka kur u zgjua një mëngjes, dhe gjeti bashkëshortin duke abuzuar seksualisht me të.

 

Këtë Sarah ja tregoi një fqinje të besuar, e cila menjëherë i sugjeroi t`i drejtohej policisë. Pasi dha gjithë detajet e nevojshme policia i konfiskoi Charlie kompjuterin e tij, ku u zbuluan dhe 300 videot absurde që ndodheshin atje. Ata i kërkuan viktimës 26-vjeçare të bënte analizat e duhura, sepse ngjante si e droguar, por testet rezultuan negative. Tani Charlie ndodhet pas hekurave ku është dënuar me 12 vjet, ndërsa Sarah po merr veten, pas fazes depresive nëpër të cilën kaloi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.