Justin Timberlake bëhet baba për herë të parë! Zbuloni gjininë e foshnjës dhe emrin e vecantë.

Justin Timberlake dhe bashkëshortja Jessica Biel konfirmuan ditën e shtunë për People se janë bërë prindërit e një djali. Fatmirësisht edhe aktorja edhe foshnja janë në gjendje shumë të mire shëndetësore, ndërkohë që përfaqësuesi i tyre përshkruan Justin Timberlake, si njeriun më të lumtur në tokë.
Përsa i përketë emrit, cifti vendosën ta quajnë Silas Randall Timberlake. Silas është emër biblik, ndërsa Randall është emri i babait të këngëtarit./E.B
Add new comment