Naked City
Zoti Elton John dhe David Furnish , morën me vete për herë të parë djalin e tyre,Zachary në një ndeshje futbolli!
Edhe pse Elton John është vlerësuar si një ndër këngëtarët më të mirë në botë , dhe ka koncerte në gjithë botën, ai gjen pak kohë për tu argëtuar vetë dhe të birin në një ndeshje futbolli. 66 vjeçari dhe dashuria e tij gjetën kohën për të argëtuar djalin e tyre.Të tre e shijuan ndeshjen deri në fund edhe pse skuadra që ata bënin tifo , humbi.
Nicole Kidman e veshur me një fustan chic të bardhë të punuar me kristale swarovski !
Nicole Kidman këtë vit ishte anëtare e jurisë së Festivalit të Kanës. 45 vjeçarja kishte zgjedhur si dizenjues të veshjes së saj stilistin Giorgo Armani . Detajet e fustanit dhe flokët e stiluar thjesht dhe me klas e bënin brilante Nicole, gjatë paradës në tapetin e kuq.
Femrat VIP që kanë luajtur në role striptisteje
E fundit ishte Jennifer Aniston ajo që luajti në rolin e një striptisteje në komedinë e re “We’re The Millers”. 44-vjeçarja u shfaq me të brendëshme ndërsa i ofroi kolegut të saj Jason Sudeikis një kërcim lapdance. Por, Jennifer nuk është e vetmja në këtë rol, shumë femra të tjera VIP e kanë bërë të njëjtën gjë më herët. Përmendim : Jessica Alba , Gina Gershon dhe Elizabeth Berkely , Rose Mc Gowan, Demi Moore, Marisa , Lindsay Lohan etj.
Jessica Alba shkëlqen në “Social Star Awards”
Jessica Alba ka shkëlqyer ndërsa parakaloi në tapetin e kuq në evenimentin e “Social Star Awards”. Aktorja e hollivudit mbante të veshur një fustan që ia nxirrte më shumë në dukje format e saj fizike. Bukuroshja brune është në gjëndje të bëjë për vete mediat dhe të shtojë fansat me sensualitetin dhe ëmbëlsinë që e karakterizon në vijimësi. Aktorja, ka qënë nën shoqërinë e Jeremy Piven, duke përfituar nga ky eveniment ato kanë realizuar edhe disa fotografi bashkë.
Jeta e Leonardo Di Caprios , një tjetër skandal në jahtin e tij !
Asnjë mashkull në jaht. Leo kohët e fundit ka sjelljet e një Playboy. Këtë të merkurë, ai organizoi një super festë në jahtin e tij plot me femra. Donzhuani dukej indiferent kur shijonte diellin dhe merrte rreze . Edhe pse ishte në qëndër të vëmendjes nga "Haremi " i tij. Bota e luksit filloi ti pëlqej aktorit gjatë xhirimeve te filmit " Great Gatsby ''
Kur ti harron shapkat e sheshta dhe vjen me taka në plazh, dukesh qesharake!
Kur vendosim të shkojmë në pishina , ne zgjedhim që pranë pishinës të rrimë me të sheshta për tu ndjerë më rahat dhe për tu argëtuar sa më shumë. Këngëtarja 24 vjeçare ,Tulisia, këtë fundjavë kishte zgjedhur Marbella për tu argëtuar. Tulisia ishte me miqtë e saj dhe argëtohej duke u larë në shampanjë , por në asnjë moment nuk i hoqi takat. Gjithësesi ky ngelet stili i saj, këtë gjë mund ta lexonin te gjithë në bikinit e saj.
Në kopështin e bukuroshes Denise Richards
Denise Richards duket në formë të mirë fizike. Këtë e dëshmon më së miri ylli 42-vjecar i hollivudit ndërsa tregon trupin e saj të zhveshur në bikini në kopështin e hotelit ku ajo po qëndron për momentin. Aktorja,është fotografuar në Beverly Hills Hotel, ndërsa më herët u pa me dy vajzat dhe me dy djemtë që i ka nga martesa me aktorin Brooke Mueller.
Nicole Scherzinger në "Grand Prix " në Monako !
Ylli i i grupit Pussycat Dolls , këtë të djelë mori pjesë në garat e Formula 1! Nicole ishte në tension sesi do të shkonte kjo garë, pasi ajo kishte ardhur për të mbështetur të dashurin e saj Lewis Hamilton. Bukuroshja 34 vjeçare dukej shumë bukur me veshjen e saj e cila i shkonte shumë me ngjyren e lëkurës.
Candice Swanepoel shfaqet në pishina me bikini të holla dhe të ngushta me të dashurin e saj përkrah !
Për 24 vjeçaren ditët funksionojnë duke treguar trupin e saj të mbrekullueshëm me bikini sexy. Candice është njohur me të dashurin e saj në Paris dhe janë lidhur kur ajo ka mbushur 18 vjeç, dhe që nga ajo kohë lidhja e tyre është bërë më e fortë se kurrë. Ata janë parë gjatë gjithë kohës duke trajtuar njëri - tjetrin gjithë dashuri në pishinë.
Shakira dhe Milan duke bërë shoping !
Këtë të shtunë Shakira është parë me djalin e saj 4 muajsh duke bërë shoping.Këngëtarja ishte pa tualet dhe në një formë trupore për tu admiruar.Ajo është dedikuar pas Zumbës për të humbur disa kg të tepërta pas lindjes së femijës së saj të parë.Edhe pse pamja e jashtme të gënjen se ajo është një nënë, në fakt ajo është një nënë jashtëzakonisht e përkushtuar pas djelit të saj.