Naked City
Georgia Salpa në klubet e natës në Londër !
Georgia Salpa është cilësuar si një nga femrat që tërheqin paparazët si magnet. Këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar në Londër ku ka preferuar të festojë dhe të argëtohet.
Modelja greko-irlandeze është fotografuar në hyrje të një klub-i,në mbrëmjen e “Lipsy Vip”.
29-vjeçarja ka qënë e shoqëruar edhe nga kolegë të saj si:Rachel Shenton, Michelle Keegan, Amy Childs.
Kate Moss e veshur me stil chick & rock !
Ajo do të kalonte një natë të gëzuar në hotelin luksoz Dorchester të Londrës .Dhe ndërsa Kate Moss kishte kaluar natën në një nga vëndet më ekskluzive të kryeqytetit, menjëherë të nesërmen ajo iu rikthye stilit të saj " black, jeans & leather" , stil chic dhe rock.Supermodelja 39 vjeçare u fotografua teksa bënte një pazar të vogël për të ngrënë në një fshat në veri të Londrës.
Miley Cyrus pozon me fustan nuseje!
Miley Cyrus i ka kthyer mbrapsh zërat për një ndarje të saj me Liam Hemsworth duke postuar online fotografi me të cilat mban veshur një fustan nusërie.
Një revistë amerikane kishte treguar për një ndarje të çiftit pasi 23-vjeçari Liam i ka bërë të qartë të fejuarës se gjithçka ka marrë fund për të mirën e të dyve.
Aktorja,duket se me këto fotografi që ka publikuar me Liam ka dashur të tregojë të kundërtën, çifti ka shijuar disa ditë të bukura sëbashku.
Pamela sportive dhe në formë perfekte!
Pamela Anderson tregon se është në një formë të mirë fizike dhe po e sfidon në mënyrë të suksesshme moshën.
45-vjeçarja siç e shikoni në fotografi ka ekspozuar këmbët e tonifikuar ndërsa ka një peshë fizike që shumë femra do ta kishin zili në moshën e saj. Pamela mësohet të ketë qënë pranë një mashkulli misterioz ndërsa ka dalë nga një restorant në Beverly Hills.
Dhjetë yjet e shoubizit në varësi ndaj seksit !
Të dhënat e fundit në sondazhe tregojnë se katër milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë varësi ndaj seksit. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe persona të fushave të ndryshme. Sipas një liste të publikuar ato janë renditur si më poshtë: 1.Kanye West, 2.Russell Brand, 3.David Duchovny, 4.Tiger Woods, 5.Jesse James, 6.Charlie Sheen, 7.Ulrika Jonsson, 8.John Mayer ,9.Lindasy Lohan , 10.Denise Welch.
Beyonce mosmarrëveshje me H&M
Beyonce ka urdhëruar udhëheqësit e “H&M” që të largojnë fotografitë për reklamën e tyre, pasi që sipas saj, ata përmes fotoshopit kanë dëmtuar linjat e saj trupore. Bukuroshja kishte zbuluar se fotografitë për reklamë ishin “prekur” nga fotografët dhe ka insistuar se vetëm fotografitë natyrale do të përdoren. Ajo është një div e vërtetë dhe ishte nervozuar shumë kur ata nuk e kishin përfillur.
Merr flakë Krocera, panik tek mbi 2200 pasagjerë!
Një Krocera që udhëtonte nga Baltimora në Bahamas mori flakë duke ngjallur frikë të madhe tek pasagjerët. Mbi 2200 pasagjerë dhe 796 anëtarë të ekuipazhit nuk pësuan asnjë dëmtim, edhe pse u deshën rreth dy orë për të shuar flakët. Autoritet thanë se do të rimbursojnë të gjithë udhëtarët. Zjarri shkaktoi disa dëme materiale, më të dukshme në zonën e kuvertës.
Të lumtur pranë saj , kësaj here Ronaldo "peshkon" Rihanën !
Rihana ka performuar në kryeqytetin e Portugalisë në kuadër të turneut të saj botëror “Diamonds” në Lisbonë. Rihana është bërë idhulli i mijëra njerëzve të thjeshtë dhe të famshëm. Kristiano Ronaldo është fotografuar në prapa skenë me këngëtaren e famshme Rihana. Sulmuesi i Real Madridit ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të tij me Rihanën ku duket tejet i lumtur përkrahë këngëtares.
Kate Upton rikthim surprizë tek Victoria’s Secret!
Kate Upton ka bërë një rikthim surprizë në Victoria’s Secret. Bukuroshja bjonde tanimë do mund të ripozojë për fushatat publicitare dhe katalogun e ri pavarësisht se ka qënë kjo kompani që e kishte cilësuar pamjen e saj si të papërshtatëshme pasi është shumë provokuese. Një prej punonjësve kryesorë të firmës është shprehur për New York Times ,se:”nuk do ta përdorim kurrë Kate Upton. Ajo është si grua fotbullisti,shumë bionde në flokë,dhe me një fytyrë që, ai që ka shumë para mund ta blej”.
Dita pwrtace e Paris Hilton nw plazh.
Paris Hilton relaksohet në plazh pas një jave me shumë punë me festat tek faesitvli i filmit të Cannes. 32 vjeçarja ka fluturuar në Maui, Hauai, për të rikarikuar bateritë pas jetës së natës në Rivierën Franceze. Ajo duket në formë të mirë në rrezet e diellit me të dashurin e saj 21 vjeçar, Riper Vilperi. Paris është veshur me një fustan plazhi të zi, I cili I zbulon pak gjoksin. Ata duken shumë të lumtur dhe të qeshur përkrah njëri tjetrin.