Zyrtarisht 47.63% pjesëmarrja në zgjedhje. 143 mijë qytetarë bojkotuan ofertën politike të 21 Qershorit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konfirmoi edhe zyrtarisht se zgjedhjet e 21 Qershorit i bojkotuan 143 mijë qytetarë. Pas përfundimit të numërimit edhe të 20 kutive të fundit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, KQZ bëri me dije se në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 morën pjesë në votime 1.606.231 zgjedhës, pra 47.63 % ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, morën pjesë në votime 1.749.278 zgjedhës, pra 53.46%. Nga shifrat rezulton se në firoja e pjesëmarrjes në dy vite është ulur me 143 mijë qytetarë që kanë bojkotuar ofertën politike të 23 Qershorit. Votat më të shumta besohet t’i kenë ikur mazhorancës që pavarësisht fitores pati tkurrje të mbështetjes popullore. Nga të dhënat e hedhura në sistemin e transmetimit të të dhënave në KQZ, nga 1.606.231 zgjedhës që ushtruan të drejtën e votës, 45.02% ishin votuese femra.
l.m
Add new comment