Zoe Saldana zbulon emrat e çuditshëm të dy binjakëve të saj

Postuar në 04 Janar, 2015 05:06

Rreth një muaj më parë Zoe Saldana u bë nënë për here të parë. Kjo ishte lumturia më e madhe që mund të ketë ndjere aktorja dhe bashkëshorti i saj. Por sot ishte ‘dita e lavdishme’ ku cifti zbuluan për publikun emrat e dy djemve binjakë. Ylli i filmit ‘Columbiana’ postoi në rrjetet sociale këtë fotografi shoqëruar me mbishkrimin: ‘Djemtë tanë CY dhe BOWIE më në fund janë këtu pranë nesh. Marco Perego dhe unë dëshironim t’ju falenderonim për urimet tuaja dhe për durimin.’

Ndërsa më pas përfaqesuesi i aktores konfirmoi per PEOPLE se fëmijët kanë lindur më 27 Nentor ne Los Angelos. Ndërkohë që ai tregoi emrat e gjatë të foshnjeve Cy Aridio dhe Bowie Ezio Perego-Saldana. Kujtojmë se muzikanti italian dhe aktorja Hollywoodiane janë njohr rreth dy vite më parë. Vetëm disa muaj pasi krijuan marrëdhënien e tyre Marco Perego gdhendi në zonën e parakrahut portretin e bashkëshortes së tij dhe tashmë, nënës se fëmijëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.