Zbulon sekretin e trupit Candice Swanepoel

Ajo shkëlqeu në sfiladën e modës në Londër , dhe shquhet për linjat perfekte trupore. Por në një intervistë të dhënë së fundmi modelja bukuroshe Candice Swanepoel ka treguar për të gjitha vajzat sekretin e saj.
Candice u shpreh :”Të gjithë janë të ndryshëm. Trupi ynë ndryshon nga i tjetrit. Në rastin tim duhet të ushqehem shumë që të jem energjike. Por stërvitja është sekreti im. Nisa një muaj përpara sfiladës përgatitjen. Bëj shumë boks, vrapoj në bregdet dhe kujdesem për ushqimin tim. ” Ndërkohë që bukuroshja bjonde ka përshkruar dhe emocionet që ka ndjerë, sipas saj këtë here audienca ishte e trefishtë, pra kërkohej perfeksion .
Add new comment