Zbulohet dashuria e Angela Martinit me miliarderin turk.

Ajo njihet si femra e ëndrrave për shumë meshkuj. Lidhjet e dashurisë së 28- vjeçares shkodrane mund të numërohen me gishtat e dorës, të paktën ato që janë bërë publike. Ishte futbollisti Pajtim Kasami ai i cili deklaroi se ka pasur lidhje dashurie disamuajshe me të e më pas zbuluam lidhjen e saj me ish-të dashurin e Paris Hilton, ndërkohë që ajo pati edhe një romancë me rep-këngëtarin Ledri Vula me të cilin u nda pak kohë më parë. Angela ka refuzuar edhe kurora mbretërore, sepse familje të mëdha kanë kërkuar dorën e saj, por si duket zemrën e saj, për momentin e ka pushtuar një turk, njëkohësisht një nga njerëzit më të pasur, trashëgimtar i “Süzer Group”. Nga hulumtimet tona kemi mësuar se Angela Martini ka disa muaj (nga vera e këtij viti) që shoqërohet me miliarderin turk, Ali Baran Süzer. Ata së bashku kanë kaluar edhe pushimet në Mykonos të Greqisë dhe Ibiza të Spanjës, por për këtë Angela asnjëherë nuk ka dashur të flasë. Madje, ajo nuk flet pothuajse fare për jetën private. Në facebook, i dashuri i saj e ka të pëlqyer faqen e Angelës, ndërsa në Instagram ai ka të vendosur foto së bashku ndërsa Angela profilet i përdor vetëm për punë. E kush nuk do të dashurohej me një njeri kaq të pasur?! “Süzer Group” është një koorporatë e fuqishme e cila degët i ka të shtrira në mbarë botën pasi merret me turizëm, energji etj. Madje, sipas informacioneve që kemi, i dashuri i Angelës ka edhe një pasuri të patundshme në Shqipëri. Në profilin e tij në Instagram kemi hasur edhe një foto teksa Ali Baran mban një takim me disa funksionarë shtetërorë. Ali Baran Suzer ka në pronësi një nga hotelet më luksoze në qendër të Manhattan-it.
Add new comment