Tragjedi në Dukagjin, grabiten dhe vriten me kallashnikov dy turistë çekë

Postuar në 03 Korrik, 2015 17:59

Turistët çek vriten në territorin shqiptar. Në këtë mënyrë përfundon tragjikisht misioni i tyre turistik. Pak orë pas atentatit kriminal që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Dukagjin të Shkodrës, policia ka zbardhur edhe emrat e dy turistëve çekë. Ata janë Michael Stavos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe. Fillimisht u raportua ne media se dy turistë çekë kishin humbur jetën mbrëmjen e 3 korrikut, teksa automjeti tip “Nissan” me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në humnerë. Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë hedhur në humnerë makinën nga 15 metra lartësi. Kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si aksident. Blutë mësohet se kanë gjetur në vendngjarje gëzhoja të automatikut, ndërkohë që edhe vetë banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar të shtëna, për të cilat kanë lajmëruar dhe policinë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Prekal të Dukagjinit. Sipas raportimeve nga terreni në “News 24”, policia e Shkodrës dyshon se turistët jenë grabitur dhe me pas janë vrarë me të shtëna kallashnikovi, përpara se të hidhen në humnerë, nga një lartësi prej 15 metrash nga autorët

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>Policia duhet ti gjejë sa më shpejtë këta mostra dhe të dënohen me burg të përjetshëm dhe me punë të detyrushme me këta mostra zorë se do shofim përparim</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.