Stiglitz dhe Krugman: Europa po sulmon demokracinë në Greqi. Oferta e Trojkës, alla Corleone. Eurozona, antiteza e demokracisë

Postuar në 29 Qershor, 2015 08:59

Që pas vitit 2008 kur thuhet Europa nënkuptohet Gjermania. Një vend i mbajtur në frerë për më shumë se 50 vjet pas luftës shfarrosëse që i imponoi kontinentit, Gjermania rikthehet si aktor kyç dhe përcaktues për të ardhmen e Europës. Kriza greke dhe ajo ukrainase janë konfirmimi se Berlinit i është hapur dera për të luajtur një rol në tryezën e fuqive të mëdha. Pa Gjermaninë sanksionet ndaj Rusisë nuk do të ishin të mundura dhe as marrëveshjet formale me Rusinë, Minsk I dhe II. Prej disa kohësh agjencia “Reuters” publikon opinione që i fryjnë idesë së një Gjermanie që duhet të pranojë rolin e vet ndërkombëtar, se ajo së fundmi po e kupton që nuk ka miqësi me Rusinë, apo se partneriteti transatlantik kalon nga një peshë tjetër e Gjermanisë. Ndonëse sondazhet flasin se një shumicë gjermanësh nuk janë pro zbatimit të amendamentit 5 të NATO-s. Mirëpo nëse në rastin e Rusisë, kjo peshë mirëkuptohet nga përmasat e këtij shteti dhe fuqia e tij, në rastin e krizës greke, shtrëngimi dhe presioni që po aplikohet ngjan i pazakontë. I pazakontë pasi po ushtrohet në kurriz të demokracisë dhe të idealeve që konstituojnë Europën. Ky është të paktën mendimi i dy ekonomistëve të njohur: Joseph Stiglitz dhe Paul Krugman. Stiglitz publikon sot një opinion në “Project Syndicate” që e titullon: “Sulmi i Europës ndaj demokracisë greke”. “Pse liderët europianë po kundërshtojnë referendumin dhe po refuzojnë zgjatjen me disa ditë të kufirit kohor të 30 qershorit, për pagesën e radhës të Greqisë ndaj FMN-së?”, pyet Stiglitz. Përgjigja qëndron tek antagonizmi mes mandatit të qeverisë aktuale greke dhe funksionimit të Eurozonës. “Shqetësimi për legjitimitet popullor nuk përputhet me politikat në Eurozonë, që nuk ka qenë asnjëherë një projekt me të vërtetë demokratik. Shumica e qeverive anëtare të saj, nuk kërkojnë aprovimin e njerëzve për t’i deleguar sovranitetin e vet monetar BQE-së. Kur Suedia e bëri, suedezët thanë “jo”. Mund të themi me siguri, nga ajo që po shohim tani, 16 vjet pas institucionalizimit të Eurozonës, se ajo është antiteza e Demokracisë”, shkruan Stiglitz, sipas të cilit shumëkush në Europë e sheh shumë inkoveniente që një qeveri si ajo e Alexis Tsipras të kundërshtojë kaq shumë politikat që çuan në pabarazi të kësaj shkalle(http://www.project-syndicate.org/commentary/greece-referendu...). “Unë e di sesi do të votoja”, shkruan ai, që përkrahet në këtë ide nga Krugman. Në një opinion në “New York Times” edhe ky ekonomist i njohur flet pikërisht për faktin se propozimet e Trojkës godasin demokracinë në Greqi. “Implikimet politike të një vote “po” do të ishin thellësisht shqetësuese. Trojka bëri hapur një ofertë alla Corleone, por të përmbysur: ata i bënë Tsiprasit një ofertë që ai nuk mund ta pranojë, dhe me gjasë e dinin këtë. Kështu që ultimatumi ishte, në të vërtetë, një lëvizje për të zëvendësuar qeverinë greke. Por edhe nëse nuk ju pëlqen Syriza, kjo sjellje duhet të jetë shqetësuese për dikë që beson në idealet europiane”, shkruan Krugman(http://www.nytimes.com/2015/06/29/opinion/paul-krugman-greec...).
Pas këtij tensioni qëndron politika e Gjermanisë dhe grekët nuk e kanë fshehur acarimin ndaj saj. Një Gjermani e cila së fundmi ka bërë një hapje edhe drejt Ballkanit, me Konferencën e Berlinit. Dalja e këtij shteti në zemër të politikës europiane, tensioni me Greqinë dhe sidomos Rusinë, riciklon sado vagullt, blloqet gjeopolitike të para Luftës së Dytë, të paktën në këtë rajon të kontinentit. Është disi ironike që kancelarja Angela Merkel vjen në Tiranë, te miqtë e rinj shqiptarë, 3 ditë pas referndumit në Greqi, në një vizitë për të cilën ende nuk e dimë agjendën. Ndoshta procesi i Berlinit po sheh si partner më të besueshëm në Ballkan, shqiptarët. Por çfarë kërkon në këmbim Gjermania? Pasi siç po e shohim edhe në rastin e Greqisë, kërkesat nuk mungojnë, edhe kur në lojë vihet demokracia. Por ndoshta kjo e fundit u konvenon shumë atyre që qeverisin në Tiranë. Edhe sepse bëhet fjalë për diçka që nuk ekziston.
s.z

Comments

Submitted by Akademike qe rr... (not verified) on

Krugman, eshte akademik i shquar, nobelist nga te seres se eperme,

por nuk di pse nisem te gaboj e te shprehem se pervijimet e perfundimet ekonomike te tij,

jane nje Keshtjelle Troje me Kalin e Hilese Ballkanike brenda mureve te saj!

Demokracia e Athines Antike, eshte perkatesi e librave te shkruar si nostalgji per ate qe mungon ne keto troje,

dhe Premtimet e Tsiprasit ne fushaten elektorale qe e solli ne fuqi, nuk kane asnje lidhje me demokracine serioze.

Tsiprasit i duhej pikerisht karrikja per te protestuar publikisht e boterisht kunder asaj qe eshte realisht demokracia Europiane.

Nese Krugman dhe Stiglitz keqardhen per demokracine greke, a valle e shohin te tjetert prej asaj europiane?

Nese greket e zakonshem, normale apo jo-niormale, i mbeten Perse-se se votes per Tsiprasin, atehere Voten Kunder Europes

nuk e shpetonte dot as predispozita PRO e Merkelit, dhe askush prej europianeve qe zakonisht e kane kryer truzimin ne brigjet e Egjeut,

perpara se Ishujt e Tij te dalin ne shitje ekzistence patriotesh te perkedhelur greke.

Europa do duhej te vezhgonte me ftohte premtimet masovike te se Majtes Hileqare ne Ballkan. Kjo eshte e provuar tashme.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Fjale, imzot fjale thote nje hero i Shekspirit. A nuk eshte e thjeshte sa vete e verteta qe po more borxh, duhet edhe ta kthesh? C'pune ka ketu jo po demokracia greke, jo po principet e Europes?

Submitted by Nxenesi (not verified) on

Zoterinj Akademike pa emer me siguri nuk njifni nobelistet e mirnjohur e te cituar ne artikull (as Krugman e as Stiglitz) te cilet kane vite qe studiojne e botojne studimet e tyre lidhur poltiken e falimentuar ne 90% te rasteve, te FMN.se e te BB.

Argumenti EURO dhe kriza Greke sikurse dhe kriza te tjera me pare, nuk eshte hera e pare qe referohen si nga njeri dhe nga tjetri.

Por, zortiernj akademike, ka edhe shume autore te tjere me me pak emer dhe po aq te vleresuar qe kane afersisht mendime te njejta.

Lexoni pak me shume dhe te pakten beni perpjekje per te kuptura se realisht me paragjykime politike nuk arrin asngjekundi.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nobelistet Stiglitz e Krugman kane shkruar artikuj te shumte rreth krizes Greke, por keta njihen pak ne shtypin shqiptar. Shtypi shqiptar  e ka me mbare te perktheje artikujt propagandistike te DW se sa analizat shkencore te ekonomisteve boterore.  Prandaj eshte per tu lavderuar "Respublica" qe i ben te njohur opinionit publik opinionin e perparuar ekonomik boteror konkluzioni i te te cileve eshte qe pa ristrukturim te borxhit, eshte e pamundur te paguhet ky borxh dhe cdo lloj plani tjeter sjell vetem recesion ne ekonomi (sic e vertetoi realiteti i 5 viteve te fundit).

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Qe ka nobeliste ne ekonomi qe e quajne te falimentuar ne 90% te rasteve politiken e FMN dhe BB eshte po aq e vertete sa edhe qe ka nobeliste ne ekonomi qe jo vetem kane falimentuar vete, por kan marre ne qafe edhe te tjere, duke zbatuar sistemet per te cilet kane marre cmimin Nobel. Zoterinj, ekonomia nuk eshte shkence egzakte, ca here ekonomistet e qellojne, ca here ekonomistet ia fusin si kau peles. Ne rastin e Greqise vetem nje gje ngelet e qarte si drita e diellit. A MORE BORXH? BORXHIN DUHET TA KTHESH? Krugman dhe Stiglitz i bien avazit qe u pelqen, ose qe u vjen per mbare, per arsye qe nuk kane te bejne me ekonomine por me pozicionimin politiko-ideologjik qe ata preferojne.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Paul Krugman Declares Personal Bankruptcy

http://dailycurrant.com/2013/03/06/paul-krugman-declares-personal-bankru... shikoni pak ne linkun me siper "gjenialitetitn" e fituesit te cmimit Nobel Paul Krugman. Ky qe thoni juve nuk eshte i zoti te rregulloje financat e veta personale, na jepka men per borxhin grek. Ha'ha'ha'...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po per ato te tjerat ke ndonje gje te na thuash, se per Krugmanin ishte genjeshter qe nuk e hengret. Megjithate ngelet fakt qe nobelistat e ekonomise shpesh ia fusin kot, madje edhe kundershtojne njeri tjetrein. Dhe falimenti i dy te tjereve ehte fakt. Kerko ti ndonje burim per ta pergenjeshtruar po deshe.

Pervec kesaj, cmimi nobel per ekonomi eshte sajeses e mevonshme dhe nuk eshte themeluar nga vete Nobeli. Meqe te pelqeka te germosh internetin per te zbulluar rrenat (dhe mire ben, germo Tare germo) shko shif qe Nobeli vete themeloi vetem per 5 disiplina, fizike, kimi, paqe, letersi  dhe mjeksi:

http://www.alternet.org/economy/there-no-nobel-prize-economics

Germo, Tare germo dhe do ta gjesh te verteten rreth te ahtuquajturit cmim Nobel ne Ekonomi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Thjesht citim:

For instance, in 1997 two economists won an award for their derivative risk models that minimized risk, just before the derivatives would explode in the 2000s real estate bubble.

The award was shared by economists Robert Merton and Myron Scholes for their work in figuring out how to value derivatives so as to minimize risk. The two economists used their Nobel-worthy economic models to run “the world’s biggest hedge fund,” which was called Long Term Capital Management (LTCM). And the fund really lived up to its name. Nine months after winning the Swedish Central Bank Prize in Economics, LTCM went belly-up, racking up over $1 billion in losses over a period of just two days. It was of course bailed out by then-Federal Reserve Chairman Alan Greenspan, who considered LTCM “too big to fail.”

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.