Shtëpia e Bardhë i bashkohet atmosferës festive
As në Shtëpinë e bardhë nuk kanë munguar dekorimet. Nëpërmjet fotove të fundit që janë publikuar, kuptohet se Zonja e parë, Michelle Obama, po I kushton një vëmendje të vecantë dekorit të shtëpisë. Këtu përfshihen dhe detaje të tilla si, tullumbace që përcjellin mesazhe pozitive për ata që vizitojnë banesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në njërin prej tyre shkruhet ‘Paqe në botë’ ndërsa në një tjetër ‘Gëzohuni të gjithë’. Njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë herë dominojnë dritat me ngjyra të ndryshme.
Add new comment