Shpenzon 19 mijë euro në kirurgji estetike, për të arritur tek selfie perfekte.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 13:01

Shpenzoi 19 mijë euro për të arritur në realizimin e fotografisë selfie perfekte. Diane Clarke, është një grua angleze 63 vjeçare nga Milton Keynes, Bucks, e cila i është nënshtruar kirurgjisë estetike për tu dukur në mënyrë perfekte në fotografitë e saj selfie.

Ajo ndjente zili ndaj miqve të saj më të rinj dhe nuk arrinte të shikonte fotografitë e saj, pasi i dukej vetja e plakur. Ajo bëri lifting dhe ndërhyrje të tjera për të për të përmirësuar pamjen e saj dhe tashmë ndihet e lumtur. “Shikimi i fotografive të mia teksa plakesha krahasuar me miqtë e mi, më bëri të ndihesha e pasigurtë.

E ndieja veten plakë, edhe pse gjithmonë brenda vetes jam ndier e re. Në sytë e mi dukeshin të gjithë më të rinj se unë”, thotë Diane. Pas ndërhyrjeve ajo thotë se u ndje shumë më e sigurtë në vete, dhe arriti më në fund që të realizojë selfie perfekte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.