Respublica.al i përgjigjet luani-t dhe InA-N-it
Luani dhe InA-N-i, dy lexues të website-it, nuk janë dakord që të përdoret termi tradhëtar në adresë të sportistëve që nuk garojnë për ngjyrat e kombëtares shqiptare, por garojnë për ngjyrat e kombëtareve të tjera; në rastin e Elis Gurit, për kombëtaren bullgare. Edhe ne kemi të njëjtin mendim me ta, sigurisht. Prandaj, termi “tradhëtar” është vendosur në thonjëza. Me këtë, gazetari që ka shkruar lajmin ka dashur të bëjë ironi me të gjithë ata që s’e kanë patur për gjë gjithë këto kohë, e s’e kanë për gjë as sot e kësaj dite, të etiketojnë si tradhëtarë sportistë e njerëz të tjerë të talentuar që arrijnë majat e suksesit, pasi “kanë veshur një identitet tjetër kombëtar”. Kështu që nuk besoj se ka ndonjë keqkuptim në këtë mes. Ne jemi dakord dhe me vëzhgimin tjetër, sipas të cilit ky është një rast për të nënvizuar rrumpallën politike, shtetërore, qeveritare, që bëhet shkak për largimin nga vendi të talenteve të tilla.
Add new comment