Rama: Rritje kërkese për arsim profesional, rrugë e sigurt drejt punësimit

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:09

“Arsimi profesional është një rrugë e sigurt drejt punësimit” deklaroi kryeministri Edi Rama të mërkurën, gjatë përurimit të shkollës profesionale austriake “Hermann Gmeiner”, në Tiranë ku ishte i pranishëm dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj. Rama theksoi se aktualisht jo vetëm ka një rritje të kërkesës për arsimin profesional, por konkretisht kjo shkollë nuk mund të përballojë dot fluksin e kërkesave që ka pasur. “Jemi dëshmitar se si më parë, shkollat profesionale të hapura në ato pak raste, kanë dështuar sepse janë ndërtuar mbi një model tërësisht të vjetër dhe të gabuar. Shkolla profesionale që nuk kishin asnjë lidhje me tregun, biznesin dhe njerëzit e sipërmarrjes”, tha Rama. Duke faktuar me statistika konkrete kthesën që po shënohet në drejtim të një qasje të re ndaj arsimit profesional, Rama tha se “të dhënat e fundit të punësimit stregojnë se ata që kanë ndjekur arsimin profesional në 62.4 për qind të rasteve janë punësuar, ndërsa ata që kanë ndjekur gjimanzin janë punësuar në 44.2 për qind të rasteve”. Pra, sipas tij, “20 për qind më shumë mundësi punësimi kanë pasur ata që kanë ndjekur arsimin profesional”. Ndërkohë, duke iu referuar kuadrit të përgjithshëm të papunësisë, Rama tha se vetëm 15 për qind e atyre që kanë një diplomë profesionale janë pa punë.

 

L.V

 

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Zoti kryeministër.
Përse duhet qe te kesh universitet që te punësojnë në administratën publike për të riparuar kompjutera. Madje kërkojnë edhe master, kur e gjithë bota i merr nga shkollat profesionale. Teknik të rrjetit infomatik, mirëmbajtjes serveri dhe shumë profesione të tjera që sot janë të zëna nga njerëz të mbi kualifikuar. Kjo e fundit ne thonjëza se nje pjese e mirë nuk e dinë se si funksionon kompjuteri por i kanë zënë vendin një profesionisti. Që vendin tonë ta bëjmë duhen profesionist në të gjitha fushat por edhe mundësia që të punësohen. Më falni sot në sektorin publik punësojnë njerëz që kanë mbaruar universitetet në information dhe teknologji dhe të gjithë janë jashtë profilit. Në information dhe teknologji janë mbi 600 profile të ndryshme dhe nese ke mbaruar programues nuk ka lidhje me rrjetin apo mirëmbajtjen e paisje fundore. Fola për profesionin tim si profesionist IT por ky është një problem në të gjitha profesionet. Zoti kryeministër duhet të rikualifikoni vendet e punës që të rritet interesi për shkollat profesionale. Se me të vërtetë vendi jone ka shumë nevojë për profesionist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.