Gjermania shet armë me klauzolë Izraelit: Vrit por mos bëj Genocid!

Postuar në 14 Tetor, 2024 17:26

Në rrjetet sociale qarkullon sot një lajm sipas të cilit qeveria gjermane ka kërkuar nga Izraeli të firmosë një klauzolë genocidi si parakusht për dërgimin e mëtejshëm të armëve. Lajmi referohet si i raportuar nga gazeta “BILD”, sipas së cilës dokumenti është pranuar nga Izraeli dhe më 10 tetor ka mbërritur në Berlin.

Kjo i lejoi kancelarit Scholz të deklaronte më 11 tetor në Parlament se ne kemi furnizuar armë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë

citon lajmin Stefan Talmon, një profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bonit.

Sipas tij një kërkesë e tillë siguruese shtron për diskutim disa çështje mes të cilave se ajo implikon se Gjermania ka dyshimin se Izraeli po kryen genocid në Gaza dhe tjetra nëse një firmë e tillë është e dyshimtë nëse e çliron Gjermaninë nga përgjegjësia.

Komentin në fjalë e ka qarkulluar edhe Raporterja e OKB-së, Francesca Albanese që sjell në vëmendje një vërejtje të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në prill të këtij viti vuri në dukje përgjegjësinë e shteteve furnizuese të armëve në zonat e konfliktit ndaj palëve që shkelin konventat. Vërejtja tërhiqte vëmendjen te qëndrimi I Gjermanisë në rastin e Gazas, çka krijon kështu kushte presioni mi qeverinë e Scholz.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Kjo rrace politikaneah gjermane te tredhur nga tmerret qe pane nga anglofonet ne nje periudhe relativisht te vogel pas luftes II po mundohen te bejne cte munden te shlyejne ate qe gjysherit e tyre u bene ebrenjve, duke u bere me katolik se Papa.
Po harrojne brezin e ri gjerman qe po rritet duke shpenzuar per ebrenjte nga dhjami qe ishte pergatitur per ta.
Po nese ky brez, pasi te ecin edhe pak ne kete rruge, con krye dhe kthehet ne gjakun e te pareve?
2 here e kane provuar qe dine te ngrihen nga baltrat. Po u bene gati edhe nje here, cmumd te vejne valle?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.