Producentët aktorëve turq: Bëni skandale që t’ju rrisim honoraret!

Aktorët turq për shkak të skandaleve fitojnë honorare të majme dhe popullaritet akoma më të madh. Pikërisht në kohën kur kriza ekonomike po godet gjithë botën, derisa ata bëhen më të pasur e më të famshëm çdo ditë. Kështu ndodh në tregun dhe ekranin turk, kur ata janë më të përfolur në median rozë për skandale të ndryshme, janë më të pasur dhe më të famshëm. Gjithmonë mundohen që të jenë në qendër të vëmendjes me ndonjë skup, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë. Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli, të shumëpërfolur për shkak se kanë luajtur në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, kanë siguruar honorare të majme, njësoj siç ka ndodhur edhe me bashkëshorten e tij Berguzar në serialin “1001 net”, ku honorari për një episod shkoi në 20 mijë euro, ndërsa kolegia e tij Meryem në fillim ishte paguar 4 mijë euro, derisa e rriti në 8 mijë e më pas në 15 mijë euro. Kenan Imirzalioglu po bën kaos me pagesa, pasi për vetëm dy sezone në serialin “Karaday” është paguar 850 mijë euro. Ai bëri gjithë botën të flasë mbi orientimin seksual të tij. Zërat se ai është homoseksual, ia rritën popullaritetin dhe honoraret në 300 dhe 400 mijë euro për film. E, në anën tjetër, bukuroshja që ka qenë në krah me Kenanin, paguhet rreth 15 mijë euro për një episod pasi ka qenë shumë e përfolur në skandalin e narkotikëve.
Add new comment