Presidenti vijon të shpjegohet mbi situatën e tij shëndetësore

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:45

Presidenti i sapo zgjedhur përpiqet të hedhë dritë ca më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore. E bën në një intervistë me Mira Kazhanin e shqiptares.com. Ja ç’thotë ai fjalë pëer fjalë:

“Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën legjitime që të kenë një president të shëndetshëm. Sigurisht që ka një problem shëndetësor që nuk është më i brendshëm por më shumë një cështje estetike e jashtme. Në vitin 2008 jam përballur me një problem, të cilin e mësova nga mjekët në Finlandë që ishte i lindur por që me kohën dy vena në kokë që ishin të ngjitura në një moment krijuan një ngërc të qarkullimit të gjakut. Ka qënë një operacion i shkurtër, por shumë delikat që u përmbyll me sukses. Sa për pasojat fizike, siç e shihni, është një ngadalësim në lëvizje të këmbës së majtë dhe krahut të majtë; [por] ato janë të përkohshme.”

Ngaqë ndjen se kaq nuk mjafton, vijon: “Megjithatë dua të ftoj gazetarët që janë skeptikë që të kontaktojnë njeriun e duhur për të pyetur për presidentin që është ish-pacienti i doktor Mentor Petrelës.” “Unë e ftoj publikisht doktor Petrelën që të japë gjithë informacionin rreth sëmundjes që kam patur unë”, thotë ai në fund, duke hapur një shteg për një transparencë më të madhe, por aty për aty duket sikur e mbyll të njëjtin shteg. Thotë: “edhe pse urdhri i mjekut mund të mos lejojë publikimin e dosjes”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by mamica (not verified) on

"Edhe pse urdhri i mjekut mund të mos lejojë publikimin e dosjes unë e ftoj publikisht doktor Petrelën që të jap gjithë informacionin rreth sëmundjes që kam patur unë." kjo ka qene tamam deklarat e Nishanit. Ndonjehere te vjen keq cfare mut gazetaresh manipulatore jeni. Mustafa Nano te kete me kujdes me keto gazetare qe shkruajne ne site-in e tij qe nuk kane integritetin as te japin deklaraten tamam dhe te plote.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Eshte e njejta gje, nuk ka ndonje manipulim ketu dhe aq me pak nuk ka ndonje aresye per te ofenduar gazetaret e ResPublica.

Submitted by Glauk (not verified) on

Nuk eshte njelloj fort i nderum lex rex por eshte dy lloj, une sinqerisht kuptova se fjalia vazhdonte dhe mos kishte te bente me dicka tjeter. Me seriozitet ju lutem, lereni vend vetes t'ju ndjekim e mos u beni dhe ju paçavure.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

@ Glauk:   Une nuk kam ndonje lidhje me gazetaret e ResPublica, por si lexues  nuk me erdhi mire qe nje komentues tjeter hynte ne fushen e skatologjise per te pershkruar keta gazetare. Nderkohe, njoftimet e shkurtra qe jep ResPublica lidhur me intervistat ne gazeta te tjera nuk kane se si te pasqyrojne verbatim intervistat ne fjale. Varet nga lexuesit si i interpretojne keto njoftime te shkurtra, gjithsesi secili prej tyre mund te konsultoje origjinalin ne periodiket perkates.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Komenti i gazetarit te respublices per te keq transformuar nje fjali te Nishanit eshte 2-3 here me i gjate se vete fjalia qe ka thene Nishani.

Submitted by Sokol (not verified) on

Gjynaf i shkereti cmereni akome me semundjen e tij.Hajt te beje ate pune i pavarur thuaj por qe me shume gjasa nuk e bene.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ajo qe nuk kuptoj eshte perse Dr Petrela, qe eshte mjek nourokirurg.

A nuk tha z. president tek Fevzo qe vuan nga nje semundje qe ka lidhej me enet e gjakut??

Ma sqaron dot kush kete, pasi vertet qe jam profan ne ceshtje mjeksore.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

enet e gjakut qe kalojne brenda ne tru jane pune e neurokirurgut, por lere mos u merr me keto pune se jane te thella.

Submitted by Dr. House (not verified) on

Enet e gjakut jane gjithandej ne trupin e njeriut, edhe ne tru. Ne kete rast, per nje difekt gjenetik, disa ene shtypnin njera-tjetren duke penguar fluksin normal te gjakut ne koke. Kjo situate ka rrezikshmeri te larte per jeten, prandaj eshte bere nderhyrje kirurgjikale per te rregulluar keto ene gjaku. Operacioni ne koke e ka lene me perdorim te pjeshem te gjymtyreve te majta. (te cilat kontrollohen nga pjesa e djathte e trurit).

Submitted by anonim (not verified) on

per te mire te shendetit te vet, por dhe shendetit te ndergjegjes, le te terhiqet! te gjithe kane per ta kuptuar e kane per t'ia falur. pa zhurme e pa problem mund te zgjidhet nji tjeter. keto gjera ndodhin, s'ka nevoje per alarm. te shkuara e pune te mbare ne nje tjeter vend pune (apo dhe ne pension, po te kemi parasysh shendetin).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.