Policët e qëllojnë 16 herë, por shteti e dëmshpërblen në këtë mënyrë.
Dustin Theoharis kishte marrë një dhomë me qera në shtëpinë e një miku ku po jetonte përkohësisht. Gjithcka shkonte mire në jetën e tij të qetë, deri pasditen e 11 shkurtit 2012 kur ai u zgjua nga gjumi i pasdites dhe dy oficerë policie e qëlluan 16 herë në trup.
Në fakt ata kërkonin të birin e zotit të shtëpisë të cilin e ngatërruan me Theoharis. Këtij të fundit fillimisht i kërkuan një mjet identifikimi, e teksa Dustin po nxirrte portofolin, oficerët menduan se ai po nxirrte një armë kështu që u detyruan të qëllonin drejt tij.
Dustin Theoharis e qëlluan 16 herë në trup, dhe plumbat e prekën në nofull, kycet e duarve, krahë, shpatulla dhe dy këmbët. U kuptua se oficerët kishin gabuar pasi identifikuan personin por shteti i Washingtonit e dëmshpërbleu me 5.5 milionë dollarë. Një ngjarje e tillë rrjedhimisht ka ndikuar në jetën e Dustin i cili tani nuk mund të punojë më.
Megjithatë ai është treguar mirëkuptues me oficerët duke thënë:’Ata kanë një punë të vështirë dhe kjo është e kuptueshme. Ndonjëherë edhe gabojnë.’/E.B
Add new comment