Nuk ka divorc pa pasoja, dhe Mariah Carey e vërteton më së miri!
Nuk ka divorc pa pasoja, sado të lehta apo të rënda, por duket se Mariah Carey është më e lënduar se thotë. Nëse do të shohim fotot (ARKIV) e saj që pas divorcit me Nick Cannon do të kuptojmë se jeta e këngëtares është rrotulluar vetëm rreth picave, akullores, ushqimeve të shpejta, gjumit, dhe dëshirës per të qëndruar pasive nga aktiviteti fizik.
Pavarësisht tentativave te shumta të mediave për të mësuar arsyen e vërtetë të ndarjes së Mariah Carey dhe Nick Cannon asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë temë. E rëndësishme është që ata ruajnë marrdhenie shoqërore për hir të dy binjakëve Monrocan dhe Monroe./E.B
Add new comment