Nicki Minaj zbulon ‘kriteret’ që ka për fëmijën e saj

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 01:08

Në intervistën e saj të radhës për Ellen DeGeneres , Nicki Minaj zbuloi se ka në plan që të bëhet nënë,  megjithatë u shpreh se nuk po ngutet për të sjell në jetë një fëmijë. Në ndryshim nga shumë femra të cilat mjaftojnë të bëhen nëna dhe janë të lumtura, Nicki ka ‘kërkesa’ kur bëhet fjalë për foshnjën e saj.

 

Krijuesja  e hitit ‘Anaconda’ tha :”Dua një bebe të bukur, të vogël dhe të shëndoshë”. Menjëherë Ellen e pyeti se cfarë do të bënte në rast se fëmija nuk do të ishte i shëndoshë. Atëherë Nicki vijoi me një buzëqeshje :”Atëherë nuk e dua fare.” Dhe këto nuk janë planet e vetme që ajo ka. Këngëtarja duket se pretendon që përpara se të bëhet nënë të numërojë në llogarinë bankare 500 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.