Ndahet përsëri aktorja Ashley Benson nga stilisti i Justin Bieber
Ashley Benson është ndarë sërish nga i dashuri prej tre vitesh Ryan Good. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, sipas një burimi në lidhjen e tyre mbizotëronin mosmarrëveshjet. Ai vijoi :’Ata kishin kontradita me njëri-tjetrin kështu që u ndanë, gjatë gjithë kohës grindeshin.’
Kjo është e disata herë që ata ndahen gjatë vitit 2014. Në intervistën e dhënë më parë për prestigjozen ‘Seventeen’ ylli i filmit ‘Spring Breakers’ u shpreh :’Nga lidhjet që kam patur kam kuptuar se duhet të mësoj të ndihem komode me veten time. Sa here që i jap fund një romance është e veshtirë per mua.’
Add new comment