Michael Douglas flet për rikthimin me bashkëshorten:’Jam i çmendur pas saj.’

Postuar në 16 Prill, 2015 15:34

Vitin 2013 ata vendosën që të jetonin larg njëri-tjetrit, duke pohuar për mediat se ishin ndarë, por fjala divorc nuk u përmend kurrë nga Michael Douglas apo Catherine Zeta-Jones. Pas disa muajsh ata u ribashkuan, duke publikuar dhe foto në rrjetet sociale nga pushimet e mrekullueshme që kalonin pranë dy fëmijëve.

 

Dhe më në fund Michael Douglas në intervistën me moderatoren karizmatike Ellen DeGeneres, siguron se pavarësisht gjithckaje ai është i cmendur pas bashkëshortes.

 

‘Po kemi kaluar një periudhë të vështirë’ rrëfen ai ‘të gjitha ciftet e kalojnë këtë, megjithatë e rëndësishme është që unë jam i cmendur pas bashkëshortes sime. Martesa jonë është disi më e komplikuar se ato të zakonshmet, për vetë faktin se jemi persona publik, dhe jemi në qendër të vëmendjes.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.