Mel B : ‘Vazhdoj të kontaktoj me ish të dashurën time’
Ndonëse ështe martuar shtatë vite më parë me producentin Stefan Belafonte, ish anëtarja e grupit ‘Spice Girls’ vazhdon që të flas për lidhjen e saj me femrat. Në intervistën për ‘Attitude’ 39-vjecarja tha :”Të gjithë kur janë në moshën 17-vjecare dëshirojnë të eksperimentojnë, kjo më ndodhi edhe mua. Kërkoja të bëja gjithcka me një femër, dhe nuk mendoj që duhet t’i vini një emër kësaj. Megjithatë edhe në qoftë se e bëni, nuk më intereson.”
Teksa kujtonte lidhjen e saj me Christa Parker , Mel B shtoi :”Unë kisha një lidhje 5-vjecare të mrekullueshme me një femër, me të cilën ende vazhdoj të flas në ditët e sotme. Në rast se kjo do të ndodhte dje, do të thoja dicka tjetër, por tashmë unë jam e martuar me bashkëshortin tim dhe jam shumë e lumtur.” Ndërsa përsa i përketë marrëdhënies me këtë të fundit, anëtarja e panelit të jurisë së ‘X Factor’ siguron se është shumë e forte. Madje edhe kur sheh në rrugë një femër të bukur, e komplimenton përpara tij.
Add new comment