M. Nano i përgjigjet Luanit
Lexuesi që ka parapëlqyer të identifikohet me emrin “jo anonim, Luani” shkruan pasi ka lexuar artikullin tim me titull “Arsimi publik është në duar të militantëve”: “Shkruani ndonjë herë edhe për ndonjë mësues të djathtë se çfarë i kanë bërë të majtët kur ishin në pushtet”. Thotë dhe diçka tjetër më poshtë, që është shumë e rëndësishme, gjithashtu, por nuk po e citoj, pasi kështu do hapej loja shumë. Po mbetem tek fraza që shkëputa.
Po, kjo dukuri nuk ka diskutim që është e vjetër, njëzetvjeçare. Është vepër e dy kampeve, e në këtë kuptim Luani ka të drejtë. Por personalisht e kam ndërgjegjen të qetë, pasi kam shkruar në çdo kohë kundër atyre që emërimet në arsim i bëjnë me logjikën partiake. Por – dhe ky është ‘por’ i rëndësishëm – gjatë qeverisjes së demokratëve na kanë parë sytë sa gjëra që kanë ndodhur veç në kohën e Enver Hoxhës. Nuk di si ju është dukur juve, Luan, por unë gati sëmuresha kur lexoja lajme, sipas të cilave ishin mbyllur shkollat në qytetin X, pasi kish mbërritur Sali Berisha e Jozefina Topalli për tubim elektoral. Po pse ishin mbyllur shkollat? Sepse nxënësit duhej të dilnin të brohorisnin për Partinë Demokratike. Kjo është e patolerueshme. Të majtët kanë ndjekur të njëjtat praktika rekrutimi në favor të militantëve, por deri në këtë pikë nuk kanë arritur. Dhe të vjen të pyesësh: si u shkon mendja deri këtu xhanëm? Kaq të marrë janë?
Prandaj zëri im është më i ngritur tani. Por kush më ka ndjekur në vijimësi, e di që zërin e kam ngritur në çdo kohë.
Comments
kush eshte ky qe shkruan, ka
<p>kush eshte ky qe shkruan, ka pire apo nuk eshte mire. ps nuk e ka bere? nuk je mire ose nuk jeton ne shqiperi ose ka nje arsye tjeter ndoshta je super i majte.</p><p>sa here bente miting ps punetoret e bashkise se Roskovecit qe jane 36 punojes duhet patjeter te ishin prezent kudo qe te ishte nevoja, normal me autobus te paguar.</p><p>prandaj keto gjera tregoja ndonjerit qe vjen ne shqiperi per pushime.</p>
Add new comment