M. Nano i përgjigjet Anonim-it për herë të dytë

Postuar në 16 Shtator, 2011 10:15

Hahaha! Sikur ta dija që do të dilte dikush për t’më thënë, se “jo pak herë dhe ti e sakaton vend e pa vend gjuhën shqipe. Bën shumë mirë, që e shikon këtë detaj te të tjerët, por bën mirë ta shohësh dhe tek vetja” (mesazhin e saktë e të plotë të Anonim-it mund të shihni në fund të shkrimit “Gjuha medemek elegante e funksionarëve tanë”). Ma kanë vënë në dukje tek-tuk dhe të tjerë këtë gjë, por mua më vjen keq që Anonim-i, tok me ndonjë tjetër, nuk vë re një diferencë. Do doja që ta shquanin këtë diferencë. Unë përdor ndonjë fjalë të huaj për ngjyrim stilistik (ndonjë sosh, me përdorim të rrallë në shqip, e shkruaj shpesh ashtu si është në origjinal, ngaqë dua të hyjë në praktikën tonë gjuhësore kjo gjë), por frazën pretendoj se e kam të saktë. Më lejohet ta kem këtë pretendim, apo jo? Ndërsa funksionarët e mësipërm flasin një shqipe të çuditshme, jo ngaqë përdorin fjalë të huaja, por ngaqë nuk merret vesh se çfarë thonë, ose ngaqë shtjenë në punë njëqind fjalë për të përcjellë një mesazh të thjeshtë që mund të përcillet me dy fjalë.

Anonim, mund të më thuash që shkruaj keq e flas keq, por mos më thuaj që shkruaj si Bode e Fullani. Ndryshe, do të vras veten, dhe do të mbeteni pa website-in. Hahaha!

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Atehere; Jo nuk shkruani keq po, shkruani mire dhe shume mire. Je shume i kendeshem ne lexim dhe ate qe ke ne koke apo qe kerkon ta thuash e percjelle te plote te lexuesi. ke stil, je plot ngjyrime dhe emocione inatcore, plot vertikale, mllefe e vuajtje si nje intelektual i kohes. Une   ju njoh  nepermjet shkrimeve dhe  me dukeni njeri i mire. Qe te mos e zgjas shkruan bukur. Po mos u hidh perpjete dreqi e mori se nuk te pickova po desha qe kritika e ime te arrij deri te ti dhe, njeriu do ta thote ate qe mendon. Atehere prap.... te kujtoj dicka nga shkrimi i yt i fundit. nuk e citoj sakte ndoshta po keshtu e kam ne kujtese. "Fiecken ka ekuivalencen e fuck ne anglisht" Pak ashume keshtu e keni shkruar. Mua me duket se  vjen me mire te une po te shkruhej qe: Ficken ka domethenjen e kuptimin e sakte si fjala fuck-en ne anglisht. Nejse eshte e drejta jote te shkruash ashtu sic e mendon  dhe sic e ndjen. Po une mora vetem nje shembull ku ka dhe plot te tjera dhe Ti je profesionist dhe e ke nje fare pergjegjsie ashtu sic e pasuron me stilin tend duhet dhe me fjale shqipe. Tek e fundit per deri sa ju kam shkruar qe fusni fjale te huaja kjo ka ngelur ne kujtesen time qe ne shkrimet tuaja ka pasur fjale te huaja ose mos ndoshta nga faqja e  perparshme qe ishte gjithe tituj te huaj.t

Submitted by Gjon (not verified) on

"equivalence" - ne shqip    "e barasvlershme"

Submitted by Anonim (not verified) on

Eureka, Haleluja, o Zot si nuk me kishte shkuar ne mendje je i madhe Gjon Pagezori - E barasvlershme! Po sikur shkon me shume ashtu artistikisht dhe eshte me e pertypshme per Midene e lexuesit Z.Gjon se sa e ftohte e kalkulueme e barasvlershme. Pra shkon me shume me ndertuar fjaline ka domethenjen se sa e barasvlershme. nejse Fshat e zanat.

Pata shkruar nje koment sot ne mengjes po mungonte CAPTCHA se edi si eshte bere kjo faqe sikur me hy ne bonken e Zvicres!!!

Submitted by Lexuesi (not verified) on

Zoti Nano, meqenese po flitet per gjuhen shqipe, une si lexues i thjeshte e paksa i paditur, do te doja te me shpjegoni se ç'kuptim a ç'funksion te holle ka fjala "diference" ne pergjigjen tuaj. Une di vetem kuptimin matematikor te kesaj fjale (mbetje). Kjo shqipja juaj me kujton emigrantet qe kthehen pas disa vjetesh ne Shqiperi e per t'u dukur ndryshe nga te tjeret bejne sikur u vjen me per mbare te futin me mes te bisedes ca fjale e shprehje te huaja, ashtu kinse shkujdesshem. Nese doni te dukeni "ndryshe" nga te tjeret, me kete gjuhe "diferente" ia keni arritur qellimit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.