M. Nano i përgjigjet Anonim-it

Postuar në 15 Shtator, 2011 01:58

Në fund të shkrimit “Mburrjet e Berishës dhe tabelat e Forumit Ekonomik Botëror”, Anonim-i thotë, se “Raporti përgatitet nga Institute lokale, dhe po të shkosh në faqen e raportit e të klikosh majtas në ‘Partners Institute’, do të shohësh, se [burimi është] Albania: Institute for Contemporary Studies (ISB), me Artan Hoxhën President.” Më thotë pak më parë se “gaboj gjithnjë, kur shkruaj”, por në këtë rast del që nuk paskam gabuar. E pranoj, nuk ma kanë zënë sytë faktin, që burimi është ‘Institute for Contemporary Studies (ISB)’, dhe më vjen mirë që Anonim-i e ka vënë re përpara meje. Ky është “zbulimi”, i cili bën që shkrimit tim të mos i bjerë asgjë në tokë. Pa këtë ‘zbulim’, fraza ime se “mund të merreshin për bazë dhe të dhëna të instituteve të ndryshme jo qeveritare, por këto të fundit nuk janë serioze” do merrej nga ndokush si frut i përpjekjeve të mia për të kërkuar qime antiqeveritare në vezë. Por i paskam rënë në të edhe pa e ditur. E duhet thënë se nuk ka nevojë ta dish. Dihet se si funksionon makina e këtij pushteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.