LSI-ja gërryen sinorin politik të “së djathtës” në Tiranë
Në garën për kryebashkiak të Tiranës së zgjeruar, Halim Kosova mori pothuaj aq vota sa ç’kishin marrë në 2013-ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Ndërsa këto 15 parti, në garën për këshilltarë bashkiakë, morën 30 mijë vota MË PAK se në 2013-ën.
Nga ana tjetër, LSI-ja mori në Tiranën e zgjeruar 30 mijë vota MË SHUMË se kishte marrë në 2013-ën.
Disa votues të 2013-ës mund të kenë vdekur ose janë sëmurë rëndë, por janë zëvendësuar nga të rinj që mbushën moshën për votim; disa votues të 2013-ës mund të mos kenë marrë pjesë në votim të dielën, por disa që s’morrën pjesë në votim në 2013-n mund të kenë marrë pjesë; e kështu me rradhë. Sidoqoftë, shifra 30 mijë vota “deficit” për këshilltarët e partive "të djatha” dhe 30 mijë vota “suficit” për ata të LSI-së, është një tregues i fortë që demostron se LSI-ja, në Tiranën e zgjeruar, ka gërryer kryesisht sinorin elektoral të “së djathtës”.
E.Zaloshnja
Comments
Votat e keshilltareve nuk

Votat e keshilltareve nuk jane vota politike,eshte e gabuar te mendosh qe LSI ja ka kaluar PD-se. PBDNJ eshte force e 3 ne Miridite...sa per te dhene nje shembull.

o qytetar, pd-ja mbetet parti

o qytetar, pd-ja mbetet parti e dyte ne tirane, por zalo ketu thote qe lsi-ja ka marre ish-votuesit e djathte (jo te PS), per t'iu afruar vendit te dyte,

E lexova,por e kisha fjalen

E lexova,por e kisha fjalen qe edhe ato vota nuk do te thote qe kane shkuar per LSI-ne si force politike,por jane vota te thithura nga keshilltaret qe ka vene LSI ne liste. Edhe nje here,PBDNJ ka dale force e 3 ne Mirdite.

o qytetar, mos u trego

o qytetar, mos u trego kokeforte, zalo per keshiltaret e djathte dhe ata te lsi-se ka shkrujt ketu...

Ti nuk dashke te kuptosh. Nuk

Ti nuk dashke te kuptosh. Nuk po them se LSI nuk ja ka marre PD-se ato vota..por po them qe ato 30 mije vota,nuk kane shkuar domosdoshmerisht per LSI-ne por per keshilltaret qe ka zgjedhur ne liste,jane ata qe kane marre voten,jo Ilir Kokelopa... Prandaj nuk duhet pare si mbeshtejte direkte ndaj Lsi-se... Ne 2017 ato vota do shkojne perseri djathtas.

Add new comment