Lista e të nominuarve për ‘Grammy Awards‘ 2015
Në evenimentin e njohur ‘Grammy Awards’I cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm do të kemi mundësinë të shohim performancat e artistëve më në zë të momentit. Falë listës të këngëtarëve që janë nominuar, shumë prej nesh mund të kontribuojnë me votë. Duhet të pranojmë se në kantidaturat për ‘Albumin pop me vokalin më të mirë’ ndodhen më të klikuarit e momentit.
I pari në listë është grupi Coldplay me ‘Ghost Stories’ , më pas vijon Miley Cyrus me përmbledhjen e hiteve të saj më të mira ‘Bangerz’. As Ariana Grande, një artiste e re por e talentuar nuk është lënë pas, ajo është pretendete për këtë cmim me ‘My Everything’, pas saj renditet Katy Perry me ‘Prism’, albumi ‘X’ I Ed Sheeran dhe në përfundim Sam Smith ‘In the Lonely Hour’.
Ndërsa për trofeun ‘Performanca më e mire pop solo ’ të nominuarit janë : John Legend me ‘All Of Me ’ (Versioni Live) , Sia me hitin e saj ‘Chandelier’ , artisti Sam Smith me ‘Stay With Me’, këngëtarja 24 – vjecare Taylor Swift me ‘Shake It Off’ një këngë që numëron rekord klikimesh dhe Pharrell Williams ‘Happy’
Add new comment