Kur tradhtinë e gruas ta thotë i panjohuri.

Një djalë paralajmëron përmes një letre një të panjohur për tradhtinë e gruas së tij, pasi lexoi mesazhet e telefonit të saj
Të fusësh hundët tek punët e të tjerëve, nuk mund të quhet gjithmonë si një gjest negativ. Një person edhe pse i ndërgjegjshëm për këtë veprim, ka arritur të paralajmërojë një të panjohur për tradhtinë e gruas, ngjarje e cila konfirmohet nga “The Independent”.
Tifozi i Detroit Lions, dalloi gruan e cila ishte e ulur para tij, teksa i shkruante mesazhe një personi të quajtur Jason. Në mesazhet thuhej se ajo do të dëshironte të ishte me të në ato moment. Në krah të saj, gruaja shtatzënë ishte e shoqëruar nga bashkëshorti, i cili nuk dallonte veprimin e saj.
Denoncuesi veç lajmërimit të burrit përmes një letre, publikoi këtë gjest në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke mos ditur asgjë lidhur me situatën:
"Po ndiqja një lojë të Detroit Lions sot, kur vura re këtë grua, e cila dukej 8 muaj shtatzënë, që ishte ulur një vend para meje duke çuar mesazhe të tilla si: "Do doja të isha me ty gjithë ditën" dhe "Do takohemi sa më shpejt të jetë e mundur, pasi t’i jap funt me të”. Ajo e mbante të fshehur telefonin, sa herë që partneri i saj i vinte krahun ose bisedonte me të. Pra, duke qenë se nuk mund ta ndihmoja atë, i shkrova një shënim dhe pasi mbaroi ndeshja, prita që ai të dilte dhe u ndala para gruas së tij dhe i dorëzoi atij një copë letër ku shkruhej: "Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni mua. Lexojeni këtë kur të arrini në shtëpi, më besoni".
Në letër, djali kishte njoftuar burrin për tekstet e dyshimta që dërgonte gruaja e tij, duke i uruar në fund “gjithë të mirat”.
Në shënimin shkruante:
“Unë nuk ju njoh dhe ju nuk më njihni mua. Kur ju ta lexoni këtë letër, kontrolloni telefonin e gruas suaj. Ajo i dërgoi mesazhe dikujt të quajtur "Jason", duke i thënë se dëshironte të ishte me të gjatë gjithë ditës".
Add new comment