Kim Kardashian tregon sekretin e marrëdhënies ‘miqësore’ me bashkëshortin

Postuar në 11 Janar, 2015 03:33

Bashkëshorti Kanye West dhe vajza North kanë qenë dy pikat kryesore ku Kim Kardashian është përqëndruar gjatë intervistës së re për revistën ‘Vogue Australia’. Ylli i reality showt më të njihur në Tokë, e ka përshkruar jetën e saj me detaje, duke na lënë të kuptojmë se ajo është me të vërtetë fatlume, megjithatë do t`i pëlqente pak privatsi mbi të gjitha për vajzën. Kim thotë:”Më pëlqen që ta ndaj botën time me njerëzit. Edhe përse do të dëshirojapak më shumë privatësi, vetëm për vajzën tonëe. Por kështu janë krijuar gjërat tashmë, ajo po rritet për të qenë një vajzë e fortë. E dua jetën time, e ndjej që me të vërtetë jam në vendin e duhur.”

 

Duke folur hapur për marrëdhënien miqësore që ka me bashkëshortin Kim Kardashian, siguron se në ndihmë i ka ardhur shoqëria prej dhjetë vitesh që kishin krijuar. Ajo vazhdon:”Absolutisht jemi miq të ngushtë, dime gjithcka që ndodh me njëri-tjetrin. Dimë ato që bëjnë të lumtura jetët tona, dhe mendoj se ne e arrijmë këtëgjë. Argëtohemi së bashku, qeshim, jemi të fiksuar pas familjes sonë dhe e duam shumë vajzën tonë.”
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.