Katy Perry dhe John Mayer rikthehen sërish bashkë?

Postuar në 10 Janar, 2015 06:04

Mendohet se këngëtarja Katy Perry dhe John Mayer janë rikthyer edhe njëherë në krahët  e njëri-tjetrit. Një burim shprehet se ata kanë darkuar bashkë në një restorant në New York dhe jo vetëm. Dy ish partnerët, kanë ecur përdore pa u shqetësuar për sytë e publikut që ishin ngulur drejt tyre.

 

Kujtojmë se Katy Perry dhe John Mayer kanë kaluar dy vite në krahët e njëri-tjetrit. Ata edhe kanë bashkëjetuar në rezidencën që ndanin bashkë, por gjërat nuk shkuan sic e kishin parashikuar. Në intervistat e dhëna asnjëri prej këngëtarëve, nuk pohoi të ketë ndjerë ndonjë dhimbje të medha. Madje deri përpara pak kohësh, Katy thuhej se kishte nisur një lidhje me Dj Diplo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.