Jessie J i kushtoi Shqipërisë 270 mijë dollarë, 50 mijë njerëz në shesh

Postuar në 30 Nëntor, 2014 11:46

270 mijë dollarë ka kushtuar koncerti i mbrëmjes së djeshme në Tiranë, organizuar për 70 vjetorin e Çlirimit dhe Natës së Bardhë, ku ishte e ftuar edhe këngëtarja e famshme Jessie J.
Kostoja e të gjitha shpenzimeve është mbuluar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, siç tregohet edhe nga faksimile e tenderit të kësaj ministrie.

Rreth 50 mijë njerëz u mblodhën dje në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të dëgjuar koncertin e Jessie J.

Këngëtarja shkruan në profilin e saj në rrjetet se u ndje mjaft mirë në Shqipëri, dhe falënderon fansat shqiptarë për mikpritjen dhe emocionet që i dhuruan.

“50 mijë njerëz në Shqipëri, për të festuar 70 Vjetorin e Pavarësisë. Faleminderit që më ftuan të festoja më ju,” shkruan Jessie J.

Nga ana tjetër mijëra shqiptarë i kanë shkruar këngëtares në facebook duke e komplimentuar dhe falënderuar për koncertin brilant dhe emocionet që ajo iu dhuroi.

Një moment i veçantë gjatë koncertit ishte kur Jessi J, formoi shqiponjën me duar.

Gjithashtu këngëtarja shkruan se është ndjerë mjaft mirë dhe e rrethuar me lule gjatë pritjes që ishte bërë në Kryeministri, pak para se të fillonte koncerti.

Në total festimet e 70 vjetorit të Çlirimit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 610 mijë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.