Jennifer Lopez më në fund ‘heq qafe’ mbiemrin Muniz

Fundin e vitit të kaluar Jennifer Lopez dhe Mark Anthony finalizuan divorcin e tyre. Megjithatë tashmë ylli me fame ndërkombëtare JLO, ka ndryshuar edhe mbiemrin. Kur u martua me Mark këngëtarja përpara ligjit quhej Jennifer Muniz (sepse në të vertetë Mark quhet Mark Muniz). Ndërsa gjatë muajve të verës këngëtarja ‘luftoi’ për kujdestarinë e dy binjakëve të tyre Max dhe Emme. Për cdo vendim lidhur me fëmijët, ata do të konsultoheshin bashkarisht, dhe më pas do të vendosej më e mira.
Kujtojmë se martesa e ciftit zgjati një dekadë, për të përfunduar, prillin e vitit 2012, atëherë kur Jennifer dhe Mark bënë publike ndarjen. Ky ishte një nga momentet më të dhimbshme të tyre, sepse në mes gjendeshin dhe dyfëmijët, përkatësisht 4-vjec gjatë asaj kohe. Shpesh Jennifer ka pohuar në intervistat që ka dhënë, se i është dashur të përballet edhe me ‘fjalët lënduese’ te Max dhe Emme. Ata mendonin se Mark nuk do të qëndronte më kurrë pranë tyre, dhe ishte i vështirë fakti se këngëtari latin nuk do të ishte i pranishëm cdo mbrëmje në shtëpi pranë tyre.
Add new comment