Ish e dashura e Chris Brown, takoi fshehtas Drake

Zbulohen më në fund dhe arsyet e vërteta përse Chris Brown dhe Karrueche Train i kanë dhënë fund për të disatën here, lidhjes së tyre 4-vjecare. Pas një postimi nga ana e këngëtarit në Instagram, mësohet se Karrueche ka udhëtuar pa dieninë e tij në Toronto ( duke mos dhënë hollësi të mëtejshme), si dhe ka takuar këngëtarin e rrymës muzikore hip-hop Drake.
Mbase ka qenë kjo arsyeja përse Chris këtë here nuk është treguar tolerant ndaj saj, ai dhe Drake prej vitesh nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Motivi kryesor mban emrin Rihanna, ndërsa nuk mund të lemë pa përmendur dhe një zënkë që ata kanë patur në një club nate ku gjithcka degradoi deri në dhunë fizike.
Add new comment