I bën surprizë bashkëshortit, e gjen në shtrat me një 16 vjeçare.

Postuar në 13 Tetor, 2014 15:10

Telashe serioze për një sipërmarrës nga Peruggia e Italisë, i cili po përballet në një betejë të ashpër ligjore me ish bashkëshorten e cila, mes të tjerash e akuzon për paaftësi në kujdesin ndaj fëmijëve.
Siç raporton “Il Giornale dell'Umbria”, gruaja e kishte kapur “mat” të shoqin, pasi ishte kthyer nga disa ditë pushime. Sipas saj, ishte menduar që të shoqit ti bëhej një surprizë, por në fakt, ajo kishte marrë zurprizën më të madhe të jetës.
E kishte gjetur në shtrat me një adoleshente 16 vjeçare, e cila është vajza e vogël e pronarit me origjinë jo italiane, të burrit. Me sa duket, vajza vizitonte shpesh vendin e punës së të atit dhe aty ka njohur edhe burrin e martuar, me të cilin ka krkijuar një lidhje.
Në fillim të pushimeve verore, kur gruaja dhe fëmijët vendosën të shkonin me pushime, ai u kishte premtuar se do t’i shoqëronte më vonë, duke qenë se ishte shumë i zënë me punë, por në fakt, ajo që ka bërë, ka qenë argëtimi me adoleshenten.
Zbulimi i gruas dhe pamja që ajo ka parë, pasi është kthyer më herët nga pushimet ka qenë me të vërtetë tronditës. Në shtratin e saj martesor, bashkëshorti dhe një adoleshente, tërësisht të zhveshur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.