Hyn në ‘histori’ fytyra duke qarë e bashkëshortes së John Legend
Të gjithë e dimë se si janë maediat, dëshira e paparë e gazetarëve për të kapur një detaj sado të parëndësishëm dhe më pas për ta kthyer në të paharrueshëm. Njëkohësisht e njohim edhe publikun që argëtohet duke postuar komente përtë përqeshur një personazh të caktuar, dhe ‘viktima’ e rradhës është Chrissy Teigen bashkëshortja e këngëtari John Legend. Për modelen bukuroshe ishte një moment shumë prekës, kur dëgjoi emrin e John i cili u shpall fituesi i një cmimi ‘Golden Globe’, madje nisi të derdh lotë (dhe kjo është e kuptueshme).
Por publiku nuk është ndalur që nga mbrëmja e djeshme duke e përqeshur. Disa e krahasojnë me foton e famshme të Kim Kardashian, e cila ka shtrembëruar fytyrën duke qarë. Sidoqoftë Chrissy i është përgjigjur postimeve me një fjali të shkurtër dhe ironike:”Më falni që nuk e praktikova përpara evenimentit fytyrën time duke qarë”
Add new comment