Gwen Stefani e mrekullushme në ‘Jingle Ball’
Gwen Stefani është shfaqur në evenimentin ‘Jingle Ball’ e veshur në këtë mënyrë. Krijuesja e hitit ‘Baby Don’t Lie’ ka tërhequr vëmendjen maksimale , teksa ka pozuar në tapetin e kuq. Më pas ajo i është bashkuar kolegëve të tjere, për të ndjekur shfaqen. Pjesë e kësaj të fundit u bë më pas vetë Gwen , e cila performoi pranë producentit të mirënjohur Pharrell Williams.
Kujtojmë se Gwen Stefani për momentin është e angazhuar me konkursin e talenteve të reja ‘The Voice’. Ajo është bashkëshortja e rokerit Gavin Rossdale, nga martesa me të cilin ka tre djem, Kingston, Zuma dhe Apollo.
Add new comment