Greqi - Amfipoli/ Gjendet koka e mermertë e sfinksit

Postuar në 22 Tetor, 2014 13:36

Një kokë mermeri që u zbulua gjatë gërmimeve në tumbën Kasta të Amfipolit, i përket sfinksit lindor që gjendet në harje të varrit, njoftoi ministria e kulturës e Greqisë. Agjencia ANA-MPA njofton se koka, e ka lartësinë 0,60 m dhe hunda është ciflosur lehtë. Sipas ministrisë, në pjesën e poshtme ka një prerje e cila kombinon në mënyrë perfekte me sfinksin. Flokët janë me onde që përmbajnë gjurmë ngjyre të kuqe dhe janë të hedhura në supin e majtë të sfinksit. Gjithashtu janë gjetur pjesë nga krahët e sfinksit.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.