Festat bëjnë mrekulli! Bashkojnë Mel B me bashkëshortin e saj të dhunshëm Stephen Belafonte

Kjo është mrekullia e rradhës nga festat. Mel B është bashkuar sërish me bashkëshortin e saj të dhunshëm Stephen Belafonte. Ka qenë një foto e postuar së fundmi ajo që ka informuar publikun rreth marrëdhënies momentale mes ciftit. Në këtë fotografi shfaqet ish-anëtarja e grupit ‘Spice Girls’, pranë vajzës dy vjecare Madison, shtatë vjecares Angel, si dhe më të madhes nga fëmijët e saj Phoenix.
Ish-anëtarja e panelit të jurisë së konkursit të talenteve të reja X-Factor, shkruan mbi të: ‘Ju urojmë të gjithëve gëzuar Krishtlindjet.’ Duket se marrëdhënia e tyre ështe stabilizuar që pas momentit kur Phoneix sqaroi akuzat e ngritura drejt Stephen se ai kishte ushtruar dhunë fizike tek nëna e saj. Kujtojmë se Phoneix është vajza Mel B nga marredhenia e saj me Jimmy Gulzar, Angel është e bija e komedianit me famë globale Eddie Murphy, ndërsa Madison është vajza biologjike e këngëtares me Stephen.
Add new comment