Familja e Mel B e shqetësuar, nuk dinë vendodhjen dhe fajesojnë bashkëshortin e saj

Pak ditë më parë është bërë me dije se këngëtarja Mel B , ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, aq sa nuk do të jetë as pjesë e panelit të jurisë së X Factor , madje atë po e zëvendëson Tulisa Contostavlos. Jo vetëm fansat por edhe familja e Mel B është shumë e shqetësuar për të, më shumë se gjithcka ata i mundon fakti se nuk dinë ku ndodhet këngëtarja. Motra e saj e vogël, Danielle Brown, ka postuar një sërë statusesh në Twitter, duke fajesuar dhe bashkëshortin e Mel B, Stefan Belafonte.
Fillimisht ajo pohon se është e dëshpëruar, pasi nuk është e informuar për venddodhjen e motrës së saj të madhe, më pas siguron se ka rregjistruar telefonatat e fundit që ka shkëmbyer me Stefan ku duket se ai e ka kërcënuar. Ajo e akuzon drejtpërdrejt Stefan, sepse mendon që ai i ka bërë dicka të keqe motrës së tij, për këtë Danielle Brown është nisur nga një bisedë me kunatin , i cili një ditë më parë pohoi se Mel B ishte mirë dhe jo në spital.
Të njejtin shqetesim në rrjetet sociale ndan dhe nëna e Mel B, Andrea, e cila siguron se për një prind është një torturë të dijë që fëmija është sëmurë dhe të mos ketë një vend ku të drejtohet. Përsa i përketë Simon Cowell , ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për shtyp ku shprehu shqetësim për Mel B. Mendohet se këngëtarja mund të ketë ulcer në stomak.
Add new comment