Ekspozohet në Kaliforni copa prej 2.7 kg ar.

Postuar në 23 Tetor, 2014 16:01

2.7 kilogramë ar janë nxjerrë sot në shitje në San Francisko të Kalifornisë.
Copa gjigante, është një ndër më të mëdhatë të gjetura ndonjëherë në Kaliforni, një prej zonave më të pasura me ar në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas raportimeve të firmës Kagin, një prej më të famshmeve në botë për tregtimin e monedhave të rralla dhe objekteve të çmuar.

Çmimi i copës së arit mund të variojë nga 350 në 450 mijë dollarë. Copa e arit u gjet nga një kalifornian në kontenë Bjut gjatë kësaj vere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.