E. Zaloshnja i përgjigjet Cujës

Postuar në 08 Shtator, 2011 13:57

Në komentin për shkrimin tim “Një retrospektivë e Berishokracisë”, një lexues i identifikuar si “Cuja” më bën pyetjen: “A mund të shkruani edhe një Ramokraci?” Do t’i përgjigjem këtij komenti me pesë fjalë të mikut tim Eduard Selami – “Rama është një Sali urban”

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Zaloshnja,

Kam nje sugjerim modest. Jo kaq "thate" se te jesh i sigurte se "Cuja" nuk te kupton!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk ka asgjë për tu kuptuar, sepse si shprehje është impotente. Urban, dmth qytetar. Të paktën Selami, bashkë me Zaloshnjën po ia japin - qytetarinë (citizenship-in) Ramës nën tavolinë. Mirë. Le të diskutojmë atëherë për "urbanin", për qytetin, apo "polisin" e Greqisë së lashtë. Nga qyteti (polis), rrjedh fjala politikë, dmth ajo që ka të bëjë me qytetin. Një sinonim i "urbanit" është fjala civil. Kështu për inxhinerët si Nano psh përdoret epiteti "civil" për ta ndarë nga inxhineri ushtarak, shpikje e shtetit modern të Napoleonit. Prej fjalës civil, vjen fjala civilizim. Apo ndryshe qytetërim. Bashkë me qytetin, urbanin, vjen dhe vetë demokracia, si sistem i aplikueshëm VETËM në qytet. Dinamika e marrëdhënieve qytetare, ndryshon nga ajo e marrëdhënieve në katunde.

Kush jeton në katund, apo ka jetuar, e di që hallka e lidhjes, bërthama e marrëdhënieve të katundit, është FISI. Gjithçka lidhet me fisin. Këto prona janë të fisit tonë, fisi ynë erdhi e u vendos këtu para 100 vjetësh, jemi një fis me filanin etj.

Marrëdhënia e qytetarëve, ka dinamikë tjetër. Janë "shokët". Shokët e shkollës, shokët e punës, shokët e të njëjtit ideal, e  të njëjtave hobe, e të njëjtave ideve politike etj. Komunizmi nuk e shprehte më kot solidaritetin e vet klasor me shprehjen "shok".

Mënyra sesi i zgjedh Rama bashkëpunëtorët e vet, ndryshon prej Berishës. Po si qenka atëherë Rama "berishë qytetar"?

Kalimi nga një shoqëri e organizuar tribalisht si e Berishës, në një të tillë, të organizuar qytetarisht, është hapi llogjik i rradhës në hallkat e evolucionit të shtetit shqiptar. Në mos ndodhtë me Ramën, sepse ndërgjegjia QYTETARE dhe indet e veta janë shumë të dobëta, do vijë një ditë që do ndodhë me dikë tjetër. Ama do ndodhë...

Kur Nano po replikonte me Mustafajin për një alternativë ndryshe të PD me Topin, Spahiun  etj, unë i pata replikuar duke i thënë që nuk ka nevojë për ndonjë ide madhore, por ka nevojë për qytetari'. Kaq është e mjaftueshme. Nëse Topi psh do ishte në krye të PD, nuk do zgjidhte lango pazari që t'i përdorte si qen sulmi kundër kundërshtarëve, por do zgjidhte njerëz që i përgjigjeshin dhe përshtateshin ideve të veta politike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.